Ora News - Ekstradimi i Nezar Seitit, Vasili: Nuk besoj se do të shohim një skandal tjetër si ky

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e cilëson një krim shtetëror rastin e ekstradimit të Nezar Seitit.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se kryeministri duhet të kishte një reagim politik për një skandal të tillë që nuk beson se do të ketë të dytë.

Si ish-Ministër Drejtësie, Vasili thotë se as në ëndrrat më të këqia nuk do të guxonte të shikonte të tillë ëndërr.

Vasili: Është një çështje shumë e rëndë, sa i takon veprimeve shtetërore që kanë ndodhur hyjnë në suazën e mirëfilltë të një krimi shtetëror. Institucionet kanë pasur të bëjnë me një person kyç në një çështje ku fijet e krimit të organizuar dhe trafiqeve të mëdha kishin lidhje me të. Nuk dua të them se ky ishte njeriu që do të zgjidhte gjithçka. Por ishte nga personat kyç, aq më tepër financieri, siç dihet nga historitë e trafiqeve, është njeriu i cili di jo pak gjëra. Ky qëndrim në shkelje të plotë të ligjeve shqiptare, nuk ka një të dytë shkelje të këtyre përmasave. Anormaliteti më i madh është se institojmë ne që ti shkohet deri në fund kësaj çështje pasi minimumi i përgjegjshmërisë politike dhe shtetërore, kryeministrit në rradhë të parë dhe gjithë enturazhit politik do të kishe qenë ndërmarrja e masave të shpejta për të mos vazhduar thellimin shumë të rrezikshëm të skandalit.

Jemi të ekspozuar me një shtet që ka ndihmuar, në vend që të zbardhë çështjen, duke dhunuar ligjin në mënyrë të frikshme...Kam qenë Ministër i Drejtësisë dhe në ëndrrat e mia më të këqia nuk mund të shikoja një ëndërr të keqe sa kjo. Ky dhunim i ligjit ndodh ditën për diell. Sot kemi pasur komente nga kryeministri për gjërat minimale dhe nuk kemi një shqetësim madhor për një shtet që në shfaqen e tij të Ministrisë së Drejtësisë dhe në komunikimin me prokurorinë e përgjithshme, prokurorinë e krimeve të rënda, drejtorinë e përgjithshme të burgjeve ka rënë, nuk ka funksionuar. Sot kryeministri e njeh çështjen. Nuk ka si ta dinte. Unë nuk kam informuar për ekstradimet kryeministrin në atë kohë. Në momentin që kjo çështje është tashmë në duart e të gjithëve, ka nisur një procedim disiplinore nga KLD, prokuroria e përgjithshme ka nisur hetimet përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekstradimi-i-nezar-seitit-vasili-nuk-besoj-se-do-te-shohim-nje-skandal-tjeter-si-ky

Recommended