Ora News - Atentati ndaj Kasmit, gjendet motori i krimit, kamerat filmuan tre persona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës konfirmon arrestimin e personit të parë të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Dëfrim Kasmit tri ditë më parë pranë godinës së SHISH.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Mario Meshini dyshohet se ka pasur rol ndihmës në realizimin e atentatit ndaj 42-vjeçarit që njihej me emrin Devi Kasmi.

Më konketisht i riu sipas policisë dyshohet se e ka nxjerrë në pritë viktimën që u ekzekutua me katër plumba pranë banesës së tij.

Menjëherë pas atentatit policia ka shpallur në kërkim Domart Konjarin, person me precedentë penal, që rezultonte në kërkim për trafikim droge në Francë.

Burimet nga hetimi thonë se gjatë arrestimit të shtetasit Mario Meshini është gjetur edhe motori i përdorur për krimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/atentati-ndaj-kasmit-gjendet-motori-i-krimit-kamerat-filmuan-tre-persona

Recommended