Ora News - Pas 4 vitesh hetim shkatërrohet grupi që trafikonte drogë në Itali, 2 në pranga

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Një grup kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga policia shqiptarë dhe policia italiane pas një hetimi me medota speciale që zgjati disa vjet.

Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar "Overseas" u arrestuan dy organozatorët dhe financuesit e organizatës Autor Deda (alias Lesaj), 38 vjeç, banues në Lezhë dhe Dodë Prela, 53 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Lezhë.

"Në kuadër të procedimit penal të vitit 2013, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar "Overseas", sqaron policia.

Gjithashtu në kërkim u shpallën shtetasit R.M., 41 vjeç, banues në Kurbin dhe G.K., 47 vjeç, banues në Lezhë.

"Për shtetasit në kërkim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka urdhëruar në datë 25 janar 2018, ekzekutimin e vendimit të datës 17.01.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale të "Trafikim të narkotikëve", kryer në bashkëpunim" thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.

Nga hetimi disa vjeçar, i cili është shtrirë në Shqipëri dhe Itali, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes partnerëve ligjzbatues, është bërë e mundur që në periudha të ndryshme kohore, këtij grupi kriminal i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike e llojit marijuanë, të trafikuara nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në rrugë detare.

Në kohë janë arrestuar edhe shtetas të tjerë.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se në marrëveshje mes tyre shtetasit Dodë Prela dhe Autor Deda janë financuesit dhe organizatorët kryesorë të këtij trafiku.

Shtetasi R.M. ishte në rolin e personit që siguronte tregun e shitjes së lëndës narkotike në Itali, ndërsa shtetasi G.K. ka qenë në rolin e magazinuesit të lëndës narkotike.

Ndërkohë më parë janë arrestuar edhe tre transportues, shtetasit L.M., E.Z. dhe J.LL, të tre nga qarku Lezhë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Për më shumë lexoni në:


http://oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-kriminal-i-droges-arrestohen-2-organizatore-2-te-tjere-ne-kerkim

Recommended