Në lufte kush do te marre i pari 5 milione USD te uzines se Fierit

  • 6 years ago
Borxhet e shumta të ARMO-s kanë futur në luftë edhe vetë institucionet shtetërore, se cili ka të drejtën e parë që të arkëtojë 5 milion dollarët ku u shit rafineria e Fierit. Në një përgjigje për televizionin Klan, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se përmbaruesi privat e ka njoftuar zyrën e saj mbi zhvillimin e ankandit për llogari të komapnsë shtetërore Albpetrol dhe se po sheh me kujdes vendimin që do të marrë përmbaruesi se cilës prej agjencive do t?i kalojë shumën. Nëse nuk do të jetë në favor të llogarive të agjencive tatimore, atëherë vendimi do të ankimohet në gjykatë.

Tatimet pretendojnë se kanë vendosur barrë hipotekore në uzinën e Fierit për 6 milion dollarë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papagauar. Nëse përmbaruesi vendos të kalojë shumën për llogari të buxhetit të shtetit, këto do të jenë të vetmet para që Shqipëria do të arkëtojë nga borxhet e ARMO-s, pasi nga shitja e rafinerisë së Ballshit nuk ka përfituar asgjë. Për ankandin e Ballshit tatimet thonë se janë në proces gjyqësor me Hipotekën e Mallakastrës.

Në total ARMO ka krijuar në vite 105 milionë dollarë detyrime vetëm ndaj tatimeve, ku shuma më e madhe është krijuar në vitet 2011 dhe 2012, detyrime që kanë dalë nga akt-kontrollet që tatimet kanë ushtruar në rafineri gjatë viteve.

Për vitin 2016-të dhe 2017-të, periudhë kur rafineria është menaxhuar nga investitori amerikan IRTC Oil, taksat e papaguara në tatime arrijnë në vlerën 4.7 milionë dollarë.

Tatimet thonë se që prej nëntorit shoqëria nuk ka paraqitur deklaratat tatimore dhe ka kaluar në statusin pasiv. Por Drejtoria e Tatimeve nuk ka dhënë asnjë përgjigje mbi arsyet se përse një kompani e zhytur në borxhe, ku e gjithë shumë na 10 vite arrin në vlerën e 600 milionë dollarëve është lejuar të punojë qetësisht, e kur qindra biznese të vogla mbyllen përditë sepse nuk lëshojnë dy herë kuponin tatimor.

Recommended