Fiks Fare/ 5 milionë lekë ryshfet për të marrë licencën e transportit të pasagjerëve
  • 4 years ago
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal korrupsioni, ku një qytetar pagoi plot 5 milionë lekë ryshfet për të marrë një licencë të transportit të udhëtarëve. Punonjës të administratës shtetërore, të lidhur me sekserë që qëndrojnë gjatë gjithë kohës në dyert e këtyre institucioneve, kanë futur duart thellë në xhepat e varfër të një familje sarandiote, e cila prej shumë muajsh po sorollatet për të marrë dokumentin që do tu mundësojë fitimin e "bukës së gojës". Investigimi i Fiks Fare zgjati plot 1 vit, ku gjatë kësaj kohe pjesëtarët e kësaj familje niseshin në orët e para të mëngjesit për në Tiranë dhe ktheheshin në orët e vona në Sarandë. Përpos mundit dhe djersës, një punonjës, që bënte edhe rolin e sekserit, i mori plot 5 milionë lekë për t'ia shpejtuar procedurat. Ai pretendonte se kjo ështëvetëm gjysma e ryshfetit, pasi pazaret janë bërë për plot 10 mijë euro! Me zë dhe figurë, Fiks Fare dokumentoi gjatë kësaj kohe këtë korrupsuon.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Recommended