Report TV - Ja tarifat e reja që duhen paguar për të zhdoganuar makinat që importohen në Shqipëri

  • 6 years ago
Me një Udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, janë caktuar tarifat e reja që duhen paguar për të zhdoganuar makinat që importohen në Shqipëri. Udhëzimi përcakton, së pari, se Dogana, në momentin e hyrjes së automjetit në Shqipëri, pasi ka shqyërtuar transaksionin e bërë nga qytetari nëpërmjet blerjes së tij, mund edhe t?ia pranojë si të saktë direkt vlerën e raportuar nëpër dokumenta, sipas së cilës është kryer shitblerja.

Por, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve ?Quattroroute?, ?Tuttotrasporti?, ?Schwackeliste? etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Recommended