Ora News - "Ju flet Moska: Si zgjidhet problemi i ARMO-s?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në qendër të emisionit të sotëm "Ju flet Moska" me Kastrit Myftarajn ishte çështja e ARMO-s. Sipas Myftarajt, ARMO është një gënjeshtër e madhe që duhet të shkrihet. Largimi i ARMO-s sipas Myftaraj do të sjellë shumë përfitime.

Kastriot Myftaraj: Shumë nga ata që lexojnë titullin e emisionit të sotëm do menojnë sikur unë po vihem këtu në rolin e gjithologut, atij që i di të gjitha, por nuk është kështu. Unë pretendoj që të jem së paku në atë rol që Kushtetuta i ve personit që zgjidhet si kryeministër që drejton politikën e përgjithshme në vend. Pra duhet të ketë njohuri të përgjithshme nga politika në të gjitha fushat. Jo se unë marr përsipër rolin e kryeministrit, por modestisht marr rolin që e kanë edhe shumë njerëz në Shqipëri. Shqipëria ka 1 kryeministër po ka shumë shqiptarë që kanë njohuri që i ka ky nen kushtetus që ka të bëjë me kryeministrin.

Si zgjidhet problemi ARMO, që është një nga temat e ditës në këto kohë?

Dje e pamë një spektakël në një emision televiziv dy persona që kanë patur ARMO-n në dy qeveritë e ndryshme, Rezart Taçin që qeverinë e Berishës dhe Besnik Sula në qeverinë e Ramës.

Tani këtu po ti dëgjoje këta të dy si ndërhynin në një emision televiziv ata nxorën prova të mjaftueshme që të futen në burg dhe Sali Berisha dhe Edi Rama, të dy këta dhanë prova të mjaftueshme. Të dyve këtyre nuk i figuron emri si pronarë që kanë pasur ARMO-n, as zotit Taçi as zotit Sulaj. Njëri ka qenë administrator në një komani që ishte ne emër të motrës së vet. Kurse Besnik Sulaj nuk ka qenë as administrator, por ka qenë vëllai i tij administrator i një kompanie e cila vinte nga offshoret dhe nuk i njihej pronësia. Po atu në offshore ishte edhe emri i zotit Besnik.

Të dy thonë gjëra interesante. Rezart Taçi që e bleu ARMO-n në 2008 dhe e mbajti deri në 2013 tha: "ARMO është blerë 128 mln euro dhe brenda 3 muajsh nga dita e blerjes janë paguar dhe 40 mln dollarë detyrime të kompanisë. Janë bërë edhe 230 mln euro investime dhe punoi 6 muaj në 5 vjet".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-si-zgjidhet-problemi-i-armo-s

Recommended