Ora News - Një tjetër hap drejt aeroportit të Vlorës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria miratoi projektligjin për nisjen e negociatave për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Lajmi u bë publik nga vetë kryeministri Edi Rama në një postim në facebook.

Konsorciumi që ndërtoi aeroportin e tretë të Stambollit, kërkoi ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Akernisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi se oferta është paraqitur nga një konsorcium i tri kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction.

Investimi për ndërtimin e aeroportit do të jetë privat pa prekur buxhetin e shtetit.

Gjiknuri: Sot Këshilli i Ministrave kaloi me procedurë të përshpejtuar e cila do shkoi edhe në Kuvendin e Shqipërisë pr/ligjin për fillimin e negociatave me një nga konsorciumet me ofertën me serioze për aeroportin e Vlorës. KM ka zgjedhur me procedurë të përshpejtuar dhe për ti hapur rrugë një nga projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës ajrore në Shqipëri. Bëhet fjalë për një propozim serioze nga tre kompani të mëdha turke që po ndërtojnë aeroportin e Stambollit dhe studimi i fizibilitetit është përgatitur nga një nga shoqëritë më të mëdha amerikane për veprat shoqërore për veprat infrastrukturore. Ajo cka kemi kohë që e themi që po punojmë për ndërtimin e një aeroporti të ri i cili nuk do të jetë i vetmi. Kjo ofertë parashikon një investim afërsisht 100 milion euro. Do të jetë një investim tërësisht privat në vendimin e qeverisë parashikohet që është ngritur një grup negociator të cilët në një periudhë 90 ditore që do të negociojnë detajet e kësaj ofertë dhe më vonë do të pasohet me nënshkrimin e kësaj kontrate dhe pastaj do të fillojnë pushimet. Ky nuk do të jetë i vetmi Qeveria shqiptare ka filluar për krijim e akseseve të tjera, sic është vënia në punë e aeroportit të Kukësit. Ne shpresojmë të kemi një zgjidhje optimale për të, por njëkohësisht po përfundojmë studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, që do të jetë një nyje turistike që do ti shërbeje jugut të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-tjeter-hap-drejt-aeroportit-te-vlores

Recommended