Report TV - Inceneratori në Fier, Kryemadhi: Protesta e 27 Janarit edhe kundër mafies së plehrave

  • 6 years ago
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga ndërtimi i impiantit të plehrave në Verri. "Protesta e 27 Janarit, protestë dhe kundër mafies së plehrave", u shpreh Kryemadhi gjatë një konference për shtyp.
"I bëj thirrje dhe Edi Ramës që të heq dorë nga plehrat, sepse do të përfundojë në kazanin e plehrave edhe ai vetë, por i pariciklueshëm më", ishte deklarata e ashpër e Kryemadhit. Sipas saj, prej disa muajsh, një kompani e zotëruar nga militantë të Partisë Socialiste ka përfituar në mënyrë të dyshimtë 3 koncensione për të ndërtuar 3 impiante djegiesh.

"Në qytetin e Fierit banorët janë duke u dhunuar barbarisht nga Policia e Shtetit për shkak sepse kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen, të mos helmohen fëmijë e tyre dhe të mos sëmuren, bagëtitë e tyre të mos ngordhin nga helmet, dhe akoma më shumë të mos detyrohen të emigrojnë dhe të largohen nga shtëpitë e tyre. Prej disa muajsh, një kompani e zotëruar nga militantë të Partisë Socialiste ka përfituar në mënyrë të dyshimtë 3 koncensione për të ndërtuar 3 impiante djegiesh", tha Kryemadhi.

Recommended