Ora News - Menaxhimi i shpenzimeve publike, BB kërkon transparencë në fondet për investimet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore i ka kërkuar qeverisë shqiptare të bëjë kujdes me menaxhimin e financave publike, sidomos në aspektin e investimeve.

Gjate prezantimit të raportit mbi vleresimin e shpenzimeve publike, përfaqësuesja e BB në Shqipëri tha se forcimi i menaxhimit të financave duhet të jetë prioritet.

Maryam Salim:

?Në përgjithësi raporti vë në dukje se Shqipëria ka avancuar në disa fusha si kredibiliteti buxhetor, elementë të transparencës fiskale, monetare, monitorimi i shpenzimeve, detyrimeve të prapambetura e prokurimeve.

Ndërsa në monitorimin e njësive ekstrabuxhetore, menaxhimin e investimeve publike nevojitet një përmirësim, lidhje më të mira midis strategjisë dhe buxhetit, ndjekja sistematike e detyrimeve të prapambetura, forcimi i Parlamentit si instituticion kryesor i kërkimit të llogarisë.?

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/menaxhimi-i-shpenzimeve-publike-bb-kerkon-transparence-ne-fondet-investimet

Recommended