Top News - Menaxhimi i mjedisit/ Pse investimet janë të domosdoshme

  • 4 years ago
Në vitin 2013, Shqipëria kishte ZERO landfille apo impiante brenda standarteve të BE-së për depozitimin apo trajtimin e mbetjeve. Shqipëria lejonte importin e mbejteve për të ndihmuar edhe industrinë e riciklimit, pasi mbetjet e vendit nuk diferencoheshin në burim, ndaj lënda e parë për industrinë e riciklimit ishte pothuajse inekzistente. Shqipëria ishte kthyer në një kosh të madh mbetjesh kryesisht në Tirane, Elbasan, Fier, Durrës, të cilat digjeshin ditën për diell duke çliruar në atmosferë Metan, 25 herë me të dëmshëm se Dioksidi i Karbonit dhe rrjedhimisht duke helmuar çdo gjë të gjallë në një rreze mjaft të gjerë. Strategjia e Bashkimit Europian është e qartë në këtë drejtim, ZERO landfille, si zgjidhje aspak e dëshiruar dhe nëse dikush do merrte mundimin për të bërë një hulumtim fare të thjeshtë do shikonte që në vendet e BE-së veç tarifës së depozitimit të mbetjeve për ton në landfill aplikohet edhe një takse e shtuar, pikërisht për të ç?inkurajuar njesitë vendore ta përdorin landfillin si mekanizëm trajtimi.
Në Shqipëri, një vend i vogël në sipërfaqe me potencial të madh të zhvillimit të turizmit detar e malor, cila do ishte zgjidhja për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri ? Ne 2014 Shqiperia u gjend përpara 2 alternativave.

Njëra prej tyre ishte të zhvillonte idenë e ndërtimit të landfilleve në çdo qark. Ide të cilën t BE e ç?inkurajon, pasi landfillet kanë jetëgjatësi mesatare dhe në fund të jetës duhen mbyllur me kosto po aty në vend, duke filluar në këtë mënyrë kërkimin për territor të ri, për të ndërtuar një tjetër landfill. Në këtë mënyrë vendi ynë me sipërfaqe të vogël do të kthehej në varrezë mbetjesh dhe duke demtuar potencialin e tij turistik.
Alternativa e dytë ishte zhvillimi i impianteve moderne të prodhimit të energjisë nga mbetjet, me emëtime pothuajse zero, të cilat vetëm me rinovime teknologjike kanë jetëgjatësi mbi 80 vjeçare, duke eliminuar problemin e territorit si dhe duke përdorur pikërisht të ardhurat nga shitja e energjisë dhe materialit të paraseleksionuar për riciklim për të mbuluar kostot operative për mirëmbajtjen dhe operimin e këtyre impianteve.

Për sa i përket riciklimit ai është një proces që duhet të ecë paralel me secilën nga alternativat që mund të zgjidhet. Të minimizosh sasinë e mbetjeve që shkon në landill apo në impiantet e prodhimit të energjisë është një sfidë e vështirë që do kërkojë shumë vite, por që për të mirën e mjedisit të përbashkët duhet incentivuar në vazhdimësi.
Psh: Suedia, Inçeneron për prodhim energjie 53% të mbetjeve, riciklon dhe komposton 46% të mbetjeve dhe dërgon në landfill vetëm 1% të mbetjeve.
Finlanda, Inçeneron për prodhim energjie 57% të mbetjeve, riciklon dhe komposton 42% të mbetjeve dhe dërgon në landfill vetëm 1% të mbetjeve.
Danimarka Inçeneron për prodhim energjie 51% të mbetjeve, riciklon dhe komposton 48% të mbetjeve dhe dërgon në landfill vetëm 1% të mbetjeve.
Norvegjia Inçeneron për prodhim energjie 51% të mbetjeve, riciklon dhe komposton 41% të mbetjeve dhe ...