Financat publike Akti Normativ i Buxhetit, ja si rishpërndahen fondet mes ministrive
  • 5 years ago
Këto ditë ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë Akti Normativ më fuqinë e ligjit, i cili bën ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin në vazhdim. Akti, që është miratuar nga qeveria, duhet të marrë OK edhe nga ana e Parlamentit, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Sipas hartuesve të tij, Akti Normativ është i domosdoshëm që të ruajë nivelin e planifikuar, në buxhetin e vitit 2019, të parametrave kryesorë makroekonomikë, të tillë si: nivelin e deficitit buxhetor (rrjedhimisht dhe nivelin e borxhit publik), ndërkohë që niveli i sufiçitit primar vazhdon të ruhet në terma pozitivë nominalë dhe kundrejt PBB-së. Po kështu, që të reflektojë rritjen e tavanit të shpenzimeve për njësitë vendore, në masën 4 miliardë lekë, si rrjedhojë e rritjes në masën 3 miliardë lekë të të ardhurave vendore, dhe, në masën 1 miliardë lekë të financimit të huaj vendor. Ky i fundit, kompensuar me pakësimin në të njëjtën masë të financimit të huaj qendror.
Recommended