Ora News - Dashuria e refuzuar, i riu vret 21-vjeçaren në Tiranë, më pas qëllon veten

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një dashuri e refuzuar i kushtoi jetën një studenteje të re nga Fieri. Krimi i rëndë që tronditi kryeqytetin u regjistrua rreth orës 14:52 të pasdites së sotme shumë pranë spitalit Nënë Tereza.

"Rreth orës 14.52, ka ardhur një telefonatë ne Sallen Operative se para portës së Fakultetit të Mjekësisë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor" informon policia.

Nga verifikimet paraprake të policisë ka rezultuar se shtetasi A.B rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-djali-qellon-me-arme-vajzen-e-me-pas-veten

Recommended