Report TV - Tiranë, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten te Unaza e Re
  • 5 years ago
TIRANË- Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone. Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Në momentin e mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ka gjetur autorin me armën e krimit në dorë. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Valentina Mata dhe për Majlind Lalën.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Majlind Lala ka qënë i divorcuar me vajzën e çiftit Mata. Majlindi ka patur konflikte me ish-bashkëshorten e tij Nevilën, e cila jeton në Suedi.

Ende nuk dihen detaje mbi arsyen që ka çuar në vrasjen e trefishtë, ndërsa Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.
Recommended