Report TV - Aksident në Sarandë, makina përfundon në biznes, dy të plagosur

  • 6 years ago
Sarandë-Një mjet tip ?Benz? me targa ? AA 194 LN? ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë duke shkaktuar dy të plagosur.

Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të transportuar dy të plagosurit në spitalin Rajonal të Sarandës, raportohet se shoferi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të shumta që ka pësuar nga aksidenti. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv mjeti ka thyer xhamin e biznesit duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Recommended