Ora News - Ksamil, hajdutët e lidhin, i vjedhin vilën e largohen me makinën e tij

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në një vilë tre katëshe dhe pasi kanë rrahur dhe lidhur i kanë marrë çelësat e vilës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Grabitja është shënuar në orën 07:30 të 12 janarit 2018 në Ksamil. Vetë studenti Petro Lula, 24 vjeç ka bërë denoncimin në policinë e Sarandës

"Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur" informon policia e Sarandës.

Më pas hajdutët i kanë marrë dhe mjetin tip ?Benz?, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar. Mësohet se kur janë larguar kanë marrë dhe serverin e kamerave.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë 24 vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës dhe ka plagë në kokë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ksamil-hajdutet-i-hyjne-ne-vile-i-vjedhin-makinen-largohen-pasi-marrin-dhe-kamerat-me-vete

Recommended