Ora News - Makina përplas për vdekje kalimtarin tek Mbikalimi Shkozet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 55 vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë, shoferi i të cilit nuk ka ndaluar për ti dhënë ndihmën e parë por është larguar nga vendngjarja duke përfituar dhe nga errësira.

Aksidenti u shënua rreth orës 23:30 minuta më 11 janar 2018.

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e viktimës ndërsa po punohet dhe për gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të ngjarjes së mësipërme.

"Shtetasi i aksidentuar është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç dhe rreth 1.70 cm i gjatë. Flokët i ka të prera shkurt dhe të thinjura. Ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona ngjyrë të zezë dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban ngjyrë të bardhë" informon policia e Durrësit.



Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/makina-perplas-vdekje-kalimtarin-tek-mbikalimi-shkozet-kerkohet-ndihme-identifikimin-e-viktimes

Recommended