Ora News - Surpriza për aktoren e humorit Zyliha Miloti, feston në skenë 72 vjetorin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita e lindjes e gjeti në skenë, përpara spektatorit shkodran që prej vitesh buzeqesh me interpretimet e saj dhe e duartroket pa fund. Ikona e humorit shqiptar, mjeshtria e madhe Zyliha Miloti edhe në 72 vjetorin e lindjes, erdhi plot sharm në skene me komedine ?Lumturi në fukurallek? përkrah kolegeve të saj.

Mbyllja e shfaqjes ishte e veçantë, sepse asaj i ishte rezervuar një surprizë e bukur nga koleget dhe teatri ?Migjeni?. Sëbashku me spektatorin, njëzëri ata i uruan ditëlindjen mjeshtres së madhe, ku e gjithë salla në këmbë brohoriste emrin e Zyliha Milotit. Buqeta me lule dhe mbishkrimi në tortë ?Gëzuar 27 vjetorin? e emocionuan pa fund aktoren e papërsëritshme të qindra roleve në skenën e teatrit dhe telekomedi.

Fjalet i ka të pakta, por falenderimet e shumta.

Ikona e estradës dhe kinematografise Shqiptare lindi në Shkoder me 11 Janar të vitit 1946, pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar ndërsa si aktore e humorit, ajo e filloi në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit "Migjeni".

Zyliha Miloti, numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer ndërsa galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar. Krijoi figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazanë apo të llastuara, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo ''burrnesha'', zyrtarë e intelektuale të kohës etj. Një gjysëm shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje. Zyliha Milotit i është akorduar urdhëri "Naim Frashëri i Artë?.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/surpriza-aktoren-e-humorit-zyliha-miloti-feston-ne-skene-72-vjetorin

Recommended