Ora News - Durrës, fluks qytetarësh për të lidhur kontratat e ujit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në sektorin e ujit ka sjellë një fluks të qytetarëve që lidhin kontrata si dhe aktmarrëveshje për detyrime të prapambetura në zyrat e Ujësjellësit të Durrësit. Përgjegjësja e Financës pranë Ujësjellës Kanalizime Durrës, Stela Nenada thotë se qytetarët kanë afat deri në fund të janarit për të paguar vullnetarisht ose në të kundërt do të përballen me penalizime.

Ujësjellës Kanalizime Durrës po përballet së fundi me rritje të ndjeshme të qytetarëve në sportelet e zyrës së marrëdhënieve me klientin të cilët lidhin kontrata dhe aktmarrëveshje për të paguar detyrimet. Përgjegjësja e financës pranë Ujësjellës Kanalizime Durrës, Stela Nenada tha se vetëm gjatë muajit nëntor 2017 thuajse është katërfishuar numri i kontratave të reja, matësve të instaluar dhe prerjeve të lidhjeve të paligjshme krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016.

Stela Nenada: Janë instaluar 577 matësa në nëntor të 2017, krahasuar me 110 matësa në nëntor të 2016. Janë hapur 370 kontrata të reja në nëntor të 2017, krahasuar me 66 kontrata të reja të hapura në nëntor të 2016.

Ndërmarrja e ujësjellësit ka bërë të ditur se ka ulur shumën e kësteve për aktmarrveshjet ndërsa i bëhet thirrje abonentëve që kanë probleme me faturimin e ujit ti zgjidhin ato para datës 31 janar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-fluks-qytetaresh-te-lidhur-kontratat-e-ujit
Recommended