Fluks qytetarësh - Durrës, Elbasan e Vlorë, radhë për kartën e shëndetit, afati skadon në 30 prill
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dyndje qytetarësh në Durrës, Vlorë e Elbasan për tu pajisur me kartën e shëndetit, afrimi i datës 30 prill, kur libreza e vjetër e shëndetit nuk është më funksionale, ka bërë që qytetarët të qëndrojnë në radhë për orë të tëra për t?u pajisur me dokumentin elektronik të shëndetit.
Durrës, Vlorë e Elbasan ?Afrimi i 30 prillit, afatit të përcaktuar për vlefshmerinë e Librezave Shëndetësore ka sjellë radhë të gjata të qytetarëve që duan të aplikojnë për t?u pajisur me kartën e shëndetit.
Pavarësisht moshës, apo gjendjes shëndetësore, askush prej tyre nuk i shmanget radhëve dhe orëve të gjata të pritjes.
Edhe në Elbasan, qytetarët të ardhur dhe nga Njësi Administrative si Belshi apo Bradasheshi nuk u janë shmangur dot radhëve për t?u pajisur me kartën e shëndetit.
Në Vlorë, në qendrën shëndetësore nr 2, ku aplikohet për dokumentin e shëndetit, prej 3 ditësh nuk ka funksionuar shërbimi si pasojë e një defekti, ndaj qytetarët janë detyruar të rikthehen për t?u pajisur me kartë.
Pas 30 prillit nuk do jenë më të vlefshme librezat e vjetra, në vend të të cilave do përdoren kartat e reja të shëndetit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/durres-elbasan-e-vlore-radhe-per-karten-e-shendetit/
Recommended