Gripi, fluks te semuresh ne Elbasan

  • 5 years ago
Një valë e pazakontë e epidemisë së gripit ka përfshirë të gjithë qarkun Elbasan. Vetëm në Spitalin Pediatrik paraqiten mesatarisht çdo ditë 150 fëmijë të prekur nga gripi dhe viroza stinore.

Shumica marrin këshillat e nevojshme dhe mjekim ambulator e pastaj trajtohen në shtëpi. Vetëm rastet e rënda qëndrojnë në spital.

Por sëmundja ka prekur çdo grup moshë dhe tashmë numri i atyre të paraqitur në qendra shëndetësore dhe spitale përllogaritet në disa mijë.

Epidemia e sivjetme është shoqëruar edhe me ndërlikime. 3 raste në gjendje të rëndë janë dërguar në Sanatoriumin e Tiranës.

"Sistemi shëndetësor është venë në gatishmëri, ndërsa është bërë furnizimi me medikamentet e nevojshëm në të gjitha poliklinikat dhe spitalet".

Tv Klan

Recommended