Ora News - Viti i Skënderbeut, Lezha do i vendosë shtatoren në mes të qytetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shpallja nga qeveria e vitit 2018 si viti i Skënderbeut e sjell Lezhën në qendër të vemendjes dhe të kremtimit të këtij përvjetori jubilar, 550 vjetorit të vdekjes së heroit Kombëtar.

Së shpejti në Lezhë pritet të nisë dhe ndërhyrja për restaurimin e memorialit të Heroit Kombëtar, ndërkohë që është parashikuar dhe ndërtimi i shtatores së Skëndërbeut e cila do të vendoset në sheshin "Gjergj Kastrioti".

Paulin Zefi: "Përveç restaurimit të objektit, pra ndyshimit të çatisë pasi është tejet e amortizuar gjithashtu kemi parashikuar edhe ndërtimin e një shtatoreje të madhe në sheshin ?Gjergj Kastrioti?."

Bashkia e Lezhës, në kuadër të kremtimeve ka hartuar një kalendar aktivitetesh që do të shtrihen gjatë gjithë vitit

Paulin Zefi: ?Kemi parashikuar 29 aktivitete gjatë gjithë vitit, përfshirë edhe aktivitete me nxënës, shkollore dhe sensibilizuese.?

Për realizimin sa më mirë të aktiviteve për vitin e Skëndërbeut Bashkia Lezhë, kërkon dhe mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/viti-i-skenderbeut-lezha-i-vendos-shtatoren-ne-mes-te-qytetit

Recommended