Ora News - Lezha ndez dritat e festave të fundvitit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ashtu siç është traditë, Bashkia e Lezhës ndezi dritat e zbukurimeve të festave të fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit, ku fëmijët janë ata që gëzojnë më së shumti.

Lezha ndezi dritat e festave të fundvitit.

Sheshet dhe rrugët kryesore janë zbukuruar me drita e dekor shumëngjyrësh.

Pema e Vitit të Ri, është vendosur në qendër të qytetit. Ndërsa ceremonia e ndezjes simbolike të dritave bëri bashkë qytetarë të shumtë.

Ndërsa ka uruar festat kryebashkiaku Fran Frrokaj, tha se, Lezha këtë vit do të jetë një qënder e madhe festimesh.

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkise Lezhe: Uroj që 2019 të jetë një vit i begatë.

Ndryshe nga vitet e tjera, ndezja e dritave festive në Lezhë është shoqëruar edhe me aktivitet kulturor, që është sjellë nga fëmijët e shkollave të qytetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lezha-ndez-dritat-e-festave-te-fundvitit
Recommended