Report TV - Tiranë, le të ndezur rezistencën, vdes i moshuari
  • 6 years ago
TIRANE-Një i moshuar është asfiksuar duke ndërruar jetë pas një zjarri që përfshiu banesën e tij në rrugën "Frosina Plaku". Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ndërsa viktima është Spiro Ndino 85 vjeç. I moshuari jetonte vetëm, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca ngrohëse dhe si pasojë tymit të shkaktuar është asfiksuar duke gjetur vdekjen.

Kanë qenë fqinjët e të moshuarit në mëngjes që kanë lajmëruar policinë rreth orës 06:30, pasi është ndjerë era e djegies. Por kur mbërriti zjarfikësja dhe policia ai kishte ndërruar jetë. Report Tv ishte në banesën e të moshuarit që humbi jetën duke sjellë pamjet e para.

Nga nxehtësia e rezistencës ka marrë flakë batanija dhe më pas krevati. Tymi është përhapur në dhomë duke asfiksuar 85 vjeçarin i cili ishte në gjumë. Flakët janë përhapur vetëm në dhomën ku flinte 85 vjeçari dhe jo në dhomat e tjera. Spiro Ndino jetonte i vetëm në katin e tretë të një pallati në rrugën "Frosina Plaku". Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.(b.h/Shqiptarja.com )
Recommended