Ora News - KQZ kthen materialet e Rehovices në prokurori, deputeti i LSI tregon pse shkoi në Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton propozimin e anëtarit të KQZ-së, Gëzim Veleshnja për kthimin e materialeve në prokurori për deputetin e LSI-se Gledion Rehoveci. Propozimi u votua me 4 vota pro dhe dy kundër.

Anëtari i KQZ-së, Gëzim Veleshnja kërkoi kthimin e materialeve në prokurori me pretendimin "Përfaqësuesi i akuzës të sqarojë termin raportim policor"

Për dy deputetët Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, prokuroria e përgjithshme kërkon heqjen e mandatit.

Mbledhja e KQZ nisi në orën 12:00 .

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica ndodhet në mbledhje ndërsa nuk është i pranishëm deputeti Rakipi, ai përfaqësohet nga avokati i tij Theordhori Sollaku. Ndërkohë Rehovica përfaqësohet nga avokati Ardian Visha.

Pse Rehovica ishte në Itali në periudhën 27.02. 1999?
Gledion Rehovica: Kam qenë student për shkenca politike në Romë. Po bëhen gati 20 vjet dhe nuk e kujtoj me detaje. Nuk kam pasur në asnjë moment ndalim, hetim, gjykim apo cfarëdolloj mase tjetër në Itali

Pyetje: Po për identitetin Kusta Mina a ka dijeni subjekti që e ka dhënë ai këtë identitet ?

Avokati i Rehovecit: Kanë kaluar 20 vjet. Nuk ka fshehur asgjë, nuk ka pasur pse të fshehë asgjë. Fakti i dhënies me vullnet i gjurmëve të gishtërinjve eshte tregues. Këto fakte pengojnë cdo arsyetim që mund të fshinte identitete të rreme.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.

Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Prokuroria i ka marrë atij edhe gjurmët e gishtave dhe për këtë çështje ka dërguar edhe letërporosi për sqarime shtesë në rrugë zyrtare nga pala italiane.

Te tjera nga mbledhja

Po sot të shqyrtohen edhe 3 vendime të tjera për dy ish deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi dhe kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba kërkoi që prokuroria të sjellë material shtesë për Eduard Kaprin.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dekriminalizimi-kqz-vendos-sot-fatin-e-dy-deputeteve-rehovica-dhe-rakipi

Recommended