Ora News - Vrasja e 16 vjeçarit në Kurbin, arrestohen ata që qëlluan me automatik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 16 vjeçar nga fshati Sanxhak i Kurbinit humbi jetën natën e ndërrimit të viteve pasi kishte hipur në tarracë për të shpërthyer fishekzjarre. Adoleshenti u gjet me një plagë të thellë në kokë dhe ekspertiza mjeko ligjore vërtetoi se kishte humbur jetën nga një plumb në kokë.

Sot policia njofton se janë arrestuar tre të rinj pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqeshin, duke qëlluar me armë zjarri në naten e ndërrimit të viteve. Të arrestuarit kanë qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Sanxhak ku dyshohet se humbi jeten nga një plumb qorr edhe Klajdi Gjeta, 16-vjeç.

"Më datë 01.01.2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz kanë qëlluar me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit" informoi sot policia e Lezhës.

Të arrestuar janë

Alban Lika, 25vjeç, banues në Kurbin.

?Ernis Lika, 20vjeç, banues në Kurbin.

?Arber Lika,18vjeç, banues në Kurbin.

"Automjetit të cilit i kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri drejtohej nga Alban Lika. Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm " informon policia e Lezhes.

Zyrtarisht policia nuk bën lidhje mes të arrestuarve dhe vrasjes së 16 vjeçarit. Dyshimet e policisë janë se 16-vjeçari që humbi jeten ka gjetur vdekjen, pasi është goditur nga një plumb qorr, por kjo nuk është vërtetuar ende.

Policia nuk e përjashton mundesinë që i riu mund të jetë goditur nga plumbat e nxjerrë nga arma me të cilën kanë qëlluar tre të rinjë e arrestuar. Për zbuluar këtë ekspertet e policisë po analizojnë gëzhojat e gjetura në automjetin e tre të rinjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale ? Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ? dhe ?Prishja e qetësisë publike?, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-16-vjecarit-ne-kurbin-arrestohen-ata-qe-qelluan-me-automatik-naten-e-nderrimit-te-viteve

Recommended