Rradhë e gjatë në doganën e Kapshticës, qytetarët: Është prishur sistemi, autoritetet: Fluks

  • 6 years ago
Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Shqiptarja.com nga qytetarë, pika kufitare e Kapshticës është përfshirë nga radhë e gjata automjetesh në dalje, e cila është si pasojë e prishjes së sistemit të siguracioneve, ç?ka ka bërë që shumë qytetarët të qëndrojë në pritje për të kaluar kufirin.
Sipas qytetarëve, sistemi ka shfaqur probleme në palën shqiptare dhe ka bërë të pamundur kontrollin e siguracioneve si për njerëzit ashtu edhe për automjetet.

Nga ana tjetër korrespodenti i Report TV në Korçë, Llazi Saro, i cili ka kontaktuar me autoritetet doganore, shprehet se gjendja është vështirësuar për shkak të numrit të madh të emigrantëve të cilët janë duke u kthyer në vendet e tyre të punës dhe jo nga sistemi i cili është duke funksionuar normalisht.

Recommended