Ora News- Naftëtarët mbyllin protestën: Nëse nuk marrim rrogën nesër kthehemi prapë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas katër orë qëndrimi në shi, thirrjeve dhe revoltës për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, punëtorët e Rafinerisë së Naftës në Ballsh dhe Fier i dhanë fund protestës.

Pavarësisht bisedimeve të zhvilluara në Tiranë, ende nuk janë të qartë nëse shqetësimeve të tyre do tu jepet zgjidhje, por ata i lanë disa orë kohë kompanisë IRTC për të shlyer pagën e muajit nëntor si dhe sigurimet e prapambetura.

Për rreth dy orë një përfaqësi e punëtorëve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh dhe Fier si dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Naftëtarëve zhvilluan një takim me ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj. Me kërkesë së naftëtarëve i pranishëm në takim ishte edhe adminsitratori i kompanisë IRTC. Takimi përfundoi pas premtimit të kompanisë se do të shlyente detyrimet, por marrëveshja e arrirtur u prit me reagime të ashpra nga protestuesit.

Naftëtarët, të cilët u nisën në këmbë nga Fieri në Tiranë, mëngjesin e 27 dhjetorit, u shprehen se janë 14 paga të pashlyera ndër vite nga kompani të ndryshme, të cilat nuk janë kujdesur për derdhjen e sigurimeve shoqërore, duke u rrezikuar disa prej tyre edhe pensionin.

Ndër të tjera protestuesit kërkuan edhe rikthimin në punë, pasi prej të paktën tre javësh aktiviteti në Rafinerinë e Ballshit dhe të Fierit është pezulluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/naftetaret-kaluan-naten-ne-tirane-sot-protestojne-para-ministrise-se-energjise

Recommended