Ora News- Vota e Shqipërisë në OKB, Andoni: Nuk cënon marrëdhëniet me SHBA

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vota e Shqipërisë në OKB pro rezolutës që dënon vendimin e Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nuk cënon marrëdhëniet me SHBA. Kështu u shpreh analisti Ben Andoni në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News.

Andoni argumentoi se vendimi i Shqipërisë ka qenë i duhur dhe larg të gjitha gjerave që thuhen, duke theksuar se kjo çështje u përdor nga qarqe të caktuara.

Andoni: Opinioni publik në këtë rast është pak i larguar nga çështje që trajtohen atje. U bë një kauzë që nuk i takonte rëndësisë të gjithë ngjarjes në vetëvete. Mjafton të shikosh tabelën e votave për rezolutën në asamble atëhere kupton që vendimi i Shqipërisë ka qenë i duhur dhe larg të gjitha gjerave që thuhen. Është një zgjedhje normale të dinamikës së Shqipërisë në vitë sa i përket rezolutave. Nuk besoj se do e cënojë aspak marrëdhënien e Shqipërisë me Amerikën, përpos do tregojë një Shqipëri që ka një lloj stature. Por mënyra si u përdor nga opinioni publik në përgjithësi, qarqe të caktuara tregon një lloj amullie mendimi në Shqipëri dhe të themi një lloj konfuziteti që i shkon kohës sonë.

Andoni tha se Shqipëria përsëri do të anatemohej, nëse do të reshtohej krah shtatë vendeve të cilat nuk e votuan rezolutën duke qëndruar në krah të SHBA.

Andoni: Edhe nëse votimi i Shqipërisë do të ishte përkrah 7 vendeve të tjera, ju e patë që votimi i 7 vendeve përveç Izraelit është i vendeve që nuk janë as në botën e tretë, do ta bënte Shqipërinë akoma më të anatemuar nga ata që po e anatemojnë për votën që dha për rezolutën.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vota-e-shqiperise-ne-okb-andoni-nuk-cenon-marredheniet-me-shba

Recommended