Tensionohen marredheniet Kine-SHBA | Lajme-News

  • 4 years ago
Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdu, si një përgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të detyruar Pekinin që të mbyllë konsullatën kineze në Hjuston të Teksasit.

Autoritete kineze kishin paralajmëruar se do të hakmerreshin, pasi papritur iu dhanë 72 orë kohë deri të premten për të mbyllur konsullatën në Hjuston. Madje Pekini i kërkoi administratës ameriakane të rishqyrtonte vendimin.

?Lëvizja amerikane shkeli seriozisht ligjin ndërkombëtar, normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kushtet e Konventës Konsullore Kinë-SHBA. Ajo dëmtoi rëndë marrëdhëniet Kinë-SHBA?.

Administrata amerikane në argumentin e mbylljes akuzonte Kinën për vjedhje të pronës intelektuale.

Përplasja diplomatike i ka çuar marrëdheniet e dy ekonomive më të mëdha të botës në pikën më kritike, pas rritjes së tensioneve edhe më herët për çështje të tregtisë, të drejtat e njeriut, etj.

Konsullata amerikane në Chengdu u themelua në 1985, ka rreth 200 punonjës dhe ka një rëndësi strategjike për shkak të afërsisë së saj me Tibetin.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended