Ora News- Ministrja Gjonaj në burgun e të miturve në Kavajë: Me rëndësi riintegrimi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një aktiviteti në institucionin e të miturve në Kavajë, theksoi se rëndësinë e madhe të riintegrimit të tyre në shoqëri pas mbarimit të dënimit.

Ministrja e Drejtësisë ftoi gjimnazistët që ishin gjithashtu të pranishëm që të presin me krahë hapur dhe të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre që kthehen në bankat e shkollës pas shlyerjes së dënimit, si një parakusht që gabimin e kryer në një moshë delikate të mos e ripërsërisin.

Znj. Gjonaj ritheksoi po ashtu angazhimin e palëkundur jo vetëm të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të sajin personal, për të ndihmuar të miturit të cilët janë në fund të dënimit të tyre, ose ata që marrin nga gjykata dënime alternative.

Ministrja Gjonaj i mëshoi faktit se Ministria e Drejtësisë ka ngritur një sektor për drejtësinë penale për të miturit, pas hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë për të miturit, ku jo vetëm do të ketë mundësinë të trajtojë të miturit të cilët do të jenë në fund të dënimit të tyre, por edhe të mitur të cilët do të marrin nga gjykata dënime alternative. Përmes këtij sektori do të jetë shumë më e lehtë gjithë pjesa e integrimit më pas në jetën e përditshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-gjonaj-ne-burgun-e-te-miturve-ne-kavaje-me-rendesi-riintegrimi
Recommended