Nora Malaj në BOOM, komenton këpucën e Monës dhe a i mungon Ilir Meta

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej prillit të këtij viti, Ilir Meta dorëzoi partinë e themeluar prej tij për t'ia besuar fillimisht Petrit Vasilit, dhe më pas votimi nxori në krye të LSI-së, Monika Kryemadhin.

Nora Malaj, pjesë e kësaj partie në një intervistë për BOOM pranoi se i mungon qetësia dhe maturia e Ilir Metës, teksa tregoi edhe nga lindi shprehja e famshme "me qetësi me dashuri".

Për Kryemadhin, Malaj thotë se është krej tjetër gjë. Meta dhe Kryemadhi janë dy pjesë të një ekuilibri shumë të madh, shprehet Malaj.

Malaj: Të jem e sinqertë, po më mungon. Mona është tjetër gjë, ka qenë gjithmonë. Iliri dhe Mona janë dy pjesë të një ekuilibri shumë të madh. Më mungon, sepse në momente të caktuara Iliri ka një qetësi olimpike dhe për këtë e kam zgjedhur vëlla.Nuk e kam vëlla nga nëna, por është si puna e atij vëllait të bërë.Gjithmonë them: Po sikur të ishte Iliri çfarë do të ndodhte? Po të ishte zoti Meta si do të vepronte. Më mungon dhe për fatin se qetësia e tij, e propagandoi shumë. Ajo fjalë e di kur ka lindur? Ka lindur një ditë kur bënim një aktivitet së bashku kur kishin ardhur fëmijët jetim dhe ne duhet të shkruanim një thënie dhe unë shkruaj: Me dashuri për ndryshimin e jetës. Më thotë Nora çfarë t'u shkruaj? I thashë: Me dashuri. Por edhe me qetësi, më tha, se dashuria pa qetësi nuk ka kuptim. Mbeti thënia jo vetëm e vitit por e kohërave.Më mungon sepse është shumë i ekuilibruar, ai ka marrë risqe të tilla që shumë pak mund ti merrnin. Është shumë patriot, është shumë shqiptar, është shumë baba dhe shumë lider.Edhe kur ngrinte zërin, kemi debatuar, ai të dëgjonte dhe mirëkuptonte. Kurse Mona është tjetër gjë komplet.Në historinë e Shqipërisë për herë të parë pas Teutës del një kryetare. Nuk kanë pse të mërziten as politikanët dhe as opinionistët, kur një grua lëviz djepin, tund edhe shtetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/po-sikur-te-ishte-iliri-cfare-do-te-ndodhte-malaj-i-mungon-ish-kryetari-i-lsi-se-meta

Recommended