Report TV -Braçe: Mos harroni 30 qershorin. Mirupafshim e jetë të lumtur Saliut, Lulit e Monës

  • 5 years ago
Në një kohë që vendi ndodhet në një situatë të acaruar politike ku opozita vijon të sulmoje KZAZ-të, mazhoranca është e bindur se zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor

Nga Divjaka zëvendëskryeministri Erjon është shprehur se në këtë ditë Partia Socialiste do të çojë Shqipërinë përpara duke ju dhënë fund 30 viteve që kanë përvëluar tre breza dhe të gjithë atyre që ju ka shkuar në mendje se mund të djegin edhe një brez tjetër.

"Unë kam vetëm një thirrje tani ju vazhdoni kërceni e këndoni, vazhdoni që të festoni. Kur të ktheheni në shtëpi thoni ndonjë fjalë të mirë prindërve tuaj se kanë qenë në punë gjithë ditën dhe mos harroni që t?i thoni familjes mos harro 30 qershorin. Mos mungo më 30 qershor, kaq, asgjë më tepër. Është dita jonë është dita ku çojmë Shqipërinë përpara, është dita ku do të çojmë përpara projektet tona dhe është dita ku do ti japim fund 30 viteve që kanë djegur e përvëluar tre breza në këtë vend", tha Braçe.

Por Braçe nuk nguroi të ironizoje krerët e opozitës

"Mirupafshim e jetë të lumtur Saliut dhe fol me atë sipër i them. Luli të marrë rrugën sërish për në Holandë, ndërsa Monikës... i di vetë ajo punët e veta, filxhan rrotullo-rrotullo. Të gjithëve mirupafshim!"

Në Divjakë zëvendëskKryeministri i vendit bëri prezantimin e Fredi Kokoneshit si kandidat për zgjedhjet e 30 qershorit.

Recommended