Top News - Ilir Meta e Arben Malaj/ Dikur armiq, sot në një llogore!
  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta dhe politikani Arben Malaj ndajnë sot të njëjtat qëndrime politike e mbi të gjitha kundër kryeministrit Rama, edhe pse që të dy vijnë nga radhët e Partisë Socialiste, aty ku kanë nisur karrierat politike.

Por, zhvillimet politike të dekadave të fundit kanë bërë që Meta dhe Malaj të ndahen politikisht dhe kreu aktual i shtetit të krijojë një parti të re, ndërsa Malaj vijoi rrugëtimin në PS deri një vit më parë, kur mazhoranca mori vendimin e shkarkimit të tij si anëtar i këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Koha ka treguar se politikanët ndryshojnë qëndrimet e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Ilir Metën, që në mbledhjen e Komitetit të përgjithshëm Drejtues, mbledhja e famshme e vitit 2001 akuzoi Arben Malaj për korrupsion.
Debati mes tyre vijoi me akuza të ndërsjellta, që duket se tashmë nuk qëndrojnë më, nisur nga sjellja e tanishme e Metës.

Por, sot nuk ka të njëjtin mendim si atëherë. Përkundrazi shkarkimin e Arben Malaj si anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Meta e ka kritikuar jo pak.
Madje, sot Ilir Meta shpërndan në faqen zyrtare të tij në Tëitter mesazhet të Malajt, ose copëza të shkrimeve të tij botuar në meda.
Një ditë më parë, Meta ka postuar në Tëitter, dy mesazhe të Malajt. ?Kur ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm.

Përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet më kërcënues për stabilitetin e Flag of Albania & shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen e investitorët. I mbështes plotësisht vlerësimet&rekomandimet e Prof.Arben Malaj për rrugën e duhur që duhet ndjekur për daljen nga humnera? ? shkruan presidenti Ilir Meta.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#ArbenMalaj#TopChannel
Recommended