Ora News - Ballsh, punonjësit e rafinerisë së naftës nisin sot protestat pa afat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballë papërgjegjshmërisë së kompanisë që nuk u ka dhënë pagën me të cilën mbajnë familjet, 1000 naftëtarët e Ballshit përshkallëzuan protestat. Pas dy protestave pranë Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës dhe Prefekturës Fier, këtë të enjte ata nisën grevat për pagat, garantimin e punës dhe statusin e naftëtarit.

Ata marshuan në këmbë nga Uzina deri në qendër të qytetit të Ballshit, duke paralajmëruar se në rast se nuk marrin përgjigje atëherë do nisen drejt Tiranës, ashtu sic bënë pak kohë ëmë parë banorët e Zharrës.

Në qendër të qytetit që mbijetesën e ka të lidhur me naftën, ata përsëritën kërkesat për detyrimet e prapambetura dhe garantimin e punës me kohë të plotë.

"Kërkojmë me cdo kusht, paga e muajit nëntor sa më shpejt të hidhet, aq më mirë për të gjithë. Ne duam që rafineria të punojë dhe njerëzit të jetojnë. Për këto punëdhënësit në qeveri të garantojnë vazhdimësinë e punës. Ligjërues Tafi Naftai, sot e kësaj dite askush nuk e ka marrë."

Rafineria në Ballsh u rivendos në punë në verën e vitit 2016, në një ceremoni ku mori pjesë vetë kryeministri Edi Rama dhe me administrim të ri por njeri pas kompanisë IONIAN REFINING AND TRAIDING ose IRTC nuk u sqarua asnjëherë e plotë pavarëisht se përfaqësues të opozitës në atë kohë, apo vetë naftëtarët sot thonë emrin e biznesmenit Besnik Sulaj, edhe pse raportimet për kompaninë nënë të cojnë në ShBA apo rrënjët në ishujt e parajsave fiskale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ballsh-punonjesit-e-rafinerise-se-naftes-ne-proteste-pagen

Recommended