Ora News - Si vodhi mbi 100 makina super-grabitësi "Gim Lepuri"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky që shihni në këtë video është Alesandër Qarri, i njohur si Gim Lepuri. Ai konsiderohet si një nga super-grabitësit e makinave, duke bvjedhur kryesisht pasqyrat, kasetofonat, bateritë dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme luksoze .

43 vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit "Hija e Natës".

Policia ka arritur të faktojë se 43 vjecari është autori i të paktën 9 vjedhjeve të regjistruara në Sarandë dhe Vlorë nga 24 shtatori deri më 17 dhjetor kur u kap në kushtet e flagrancës

Por burime policore thonë se i ashtuquajturi Gim Lepuri është i dyshuar për mbi 110 vjedhje makinash në Tiranë, Vlorë, Sarandë deri në Itali

Ndërkohë policia ka zbardhur edhe skemën e grabitjeve që kryente 43 vjecari

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/si-vodhi-mbi-100-makina-super-grabitesi-gim-lepuri

Recommended