Ora News - "Masakra e Çoles", dosja kthehet për rigjykim në Gjykatën Kushtetuese

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese rikthen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë dosjen e vrasjes që tronditi Vlorën në prill 2015.

Bëhet fjalë për vrasjen e Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj dhe për të cilën janë dënuar Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj.

Me një vendim të datës 14 dhjetor 2017 Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën duke urdhëruar "Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2017-150 (33), datë 23.02.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë."

Shkak është fakti se Gjykata e Lartë në arsyetimin e saj nuk është shprehur lidhur me tërheqjen e akuzave që prokuroria në këtë gjykatë kishte bërë. Prokuroria kishte kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për kërkuesit Bertil Alliaj dhe Ani Begaj vetëm për fajësinë dhe dënimet përkatëse të tyre për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje të parashikuar nga neni 278 i KP-së. Ndërsa për kërkuesin Aleksandër Llanaj, prokuroria kishte kërkuar që të deklarohet fajtor për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia, të parashikuar nga neni 85 i KP-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/masakra-e-coles-dosja-kthehet-rigjykim-pasi-gjykata-e-larte-su-shpreh-ndryshimin-e-akuzave

Recommended