Report TV - Masakra e Çoles në Kushtetuese, Report Tv zbardh padinë e Llanajt

  • 6 years ago
Masakra e Çoles ndodhur në 2015 me tre viktima në Vlorë, e cila dyshohet se është pjesë e përplasjeve, ku tre ditë më parë u shënuan tre të plagosur në Vlorë, do të gjykohet të enjten në kushtetuese. ReportTv ka zbardhur padinë e të dënuarit me 35 vite për masakrën e Çoles Aleksandër Llanaj, djali i Ferdinand Llanaj, të plagosur tre ditë më parë kërkon pafajësi në Kushtetuese.

Së bashku me padinë e Llanajt siç dhe shihni në këtë faksimile janë dhe dy të dënuarit e tjerë, Berti Alliaj e Ani Begaj. Në atentatin e Prillit në 2015 në zonën e njohur si lagja ?Çole? në Vlorë mbetën të vrarë Ardi Velaj, Albi Limaj dhe Haki Rakipi. Për dënimin e autorëve përfshi dhe Aleksandër Llanaj gjykata e lartë vendosi të mos pranoj rekursin e autorëve duke lënë në fuqi dënimet ndaj tyre.

Gjatë këtij procesi gjykimi ndërhyri dhe prokuroria e përgjithshme e cila pezulloi prokurorët Artur Selmani dhe Alma Muca, të cilët sipas dosjes së përgatitur kishin kërkuar ndryshim akuze. Por për kryeprokurorin Llalla kjo ishte e papranueshme, pasi prokuroria e Vlorës kishte prova të mjaftueshme për dënimin e Llanajt, Alliajt e Begajt. Ndërsa një ditë para këtij gjykimi ka reaguar me anë të një letre publike dhe Bilbil Rakipi ka kërkuar që drejtësia të jap dënim për vrasjen e djalit të tij të pafajshëm.

Recommended