Ora News - Përfundon segmenti nga rrethrrotullimi “TEG” deri në Farkë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Unazës së Madhe të Tiranës i shtohet tashmë dhe aksi rrugor në repartin e helikopterëve në Farkë, teksa punimet vazhdojnë pranë Uzinës së Autotraktorëve. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë inspektimit të investimeve nënvizon se përfundimi i punimeve do të dojë dhe disa vite.

Përfundon një tjetër segment i Unazës së Madhe, i cili nis pranë rrethrrotullimit ?TEG? dhe përfundon pranë Repartit të Helikopterëve në Farkë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, inspektuan investimet që po kryhen në Unazën e Jashtme të Tiranës deklaroi se përfundimi i plotë i punimeve në Unazën e Madhe kërkon të paktën disa vite.

Gjiknuri: Unaza do të vazhdojë, do disa vite punë pasi kini parasysh se janë edhe dy lote të tjera që do të përmirësohen e do të vazhdojë puna, sidomos pjesa e sheshit Shqiponja deri tek shkolla industriale. Këtu bëhet fjalë për të gjithë atë projekt që ka thënë qeveria shqiptare për rritjen e standardeve të rrugës, ku edhe unaza e Tiranës është pjesë shumë e rëndësishme e këtij projekti 4 vjeçar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-segmenti-nga-rrethrrotullimi-teg-deri-ne-farke

Recommended