Report TV - Kukës, Ambasada Bullgare dhe Fibank, dhurata për fëmijët

  • 6 years ago
Ambasada Bullgare në Tiranë me mbështetjen e Fibank, ka ndarë një donacion prej dhjetë kompjuterësh për pesë shkollat e fshatrave të Gorës, ku jetojnë shtetas shqiptarë me prejardhje etnike bullgare. Adela Pashtova, e ngarkuara me punë e Ambasadës Bullgare, tha se ky donacion i Fibank, do të përdoret edhe për mësimin nga fëmijët të gjuhës bullgare e drejte e cila u është garantuar nga ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare.
?Kemi dëshirën në emër të ambasadës t?ua japim dhuratë fëmijëve, që mësojnë në fshatrat e Gorës. Kur ne treguar për këtë iniciativë menjëherë Fibank në Tiranë shfaqi dëshirë për mbështetje dhe japin dhuratë kompjuterë për pesë prej shkollave të Gorës?, tha Adela Pashtova, e ngarkuara me punë e Ambasadës Bullgare.

Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu ka falënderuar përfaqësuesit e ambasadës për këtë donacion dhe mbështetjen e Bullgarisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërkohë që foli mundësinë e binjakëzimit të Kukësit më një qytet të Bullgarisë.

Recommended