Ora News - Bushati dhe Berberi, dy kanidaturat për anëtarë bordi të Autoritetit të Konkurrencës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Helidon Bushati dhe Adriana Berberi janë dy kanidaturat për anëtarë bordi të Autoritetit të Konkurrencës të cilët janë dëgjuar në komision ekonomie. Ata kanë premtuar se do të punojnë më shumë në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit.

Bushati: Autoriteti i Konkurrencës duhet të ketë vëmendje tek pjesa që lidhet me hyrjen dhe garantimin e konkurrencës së lirë.

Berberi: Shumë më tepër këshilla për tregun dhe operatorët dhe institucionet përgjegjëse, dhe pa dyshim në momente që evidentohen problematika të kalojë dhe elementët penalizues.

Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë si mazhoranca dhe opozita mbështetën kandidaturat ndërsa kërkuan hetimet më të thelluar për të mbrojtur konkurrencën.

Tabaku: Ndoshta për investigime më të thella në tregje më të ndryshme që komisioni i ekonomisë shpesh herë ka ngritur shqetësimin për situata të caktuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-dhe-berberi-dy-kanidaturat-anetare-bordi-te-autoritetit-te-konkurrences

Recommended