Idrizi: Në Kakavijë u ndaluan dy anëtarë të Vorio Epirit, u liruan me ndërhyrjen e konsullit grek

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për PDIU ajo që ndodhi një ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës, ku një ekstremist grek mbeti i vrarë është alarm për institucionet e sigurisë kombëtare.

Ai tha se kundërshtimi i ngritjes së varrezave greke është bërë pikërisht për të parandaluar ngjarje të tilla.

Në një dalje për mediat, kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi tha se në 25 tetor policia ndaloi në Kakavijë dy anëtarë të bandës së Vorio Epirit dhe më pas u lanë të lirë me ndërhyrjen e konsullit grek.

Idrizi: Për shumë arsye, por dhe që të parandaloheshin ngjarje të tilla, ne e kemi kundërshtuar ngritjen e Varrezve të Ushtarëve Grekë, që erdhën si pushtues në territorin e Shqipërisë. Ngritja e këtyre varrezave dhe dhënia e Statusit të Varrezave Historike dhe shndërrimi i tyre në vend pelegrinazhi çdo vit kanë gjallëruar qarqet ekstremiste Greke të Vorio-Epirit, si në rastin e djeshëm, por dhe të patriotëve shqiptarë, të cilëve u hiqet e drejta e protestës dhe ndalohen nga policia.

Festa e Greqisë mund të festohet në Greqi, e jo me ekstremistë të importuar në varre imagjinare ushtarësh pushtues grekë dhe që lëvizin të lirë, duke rrezikuar integritetin tonë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/idrizi-ne-kakavije-u-ndaluan-dy-anetare-te-vorio-epirit-u-liruan-me-nderhyrjen-e-konsullit-grek

Recommended