Ora News - Nuk paraqitën raportet për shpenzimet në fushatë KQZ gjobitë PS, PD, LSI

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me nga 1 milionë lekë PS, PD, LSI, PSD dhe PAD, ndërsa PDIU dhe SFIDA u gjobitën me nga 2 milionë lekë.

Sipas KQZ partitë që u gjobitën nuk kanë paraqitur raport për shpenzimet e tyre financiare gjatë fushatës zgjedhore.

Mbledhja e sotme u shoqërua medebate.

Biba: Çdo shpenzim i kryer duhet të ishte deklaruar, tentative për ti dhënë 10 ditë kohë PD është një tentativë për të future në ligjshmëri në kundërshtim me ligjin këtë subjekt thyes të ligjit për deklarimin e shpenzimeve në kuptim të ligjit për partitë politike dhe KQZ nuk duhet të bierë në këtë nivel që ti bëjë avokatin PD.

Zguri: Avash o burr, hiqe këmbën nga gazi

Biba: Leri batutat prej kamionisti, administrata nuk mua të më japë përgjigje

Zguri: Mundet që ju të shpjegoheni. Unë 10 ditëshin nuk e kuptoj rivënie në afat dhe as për tu futur kjo histori në spirale gënjeshtrash, në mënyrë absolute. 10 ditëshi për të pasur përgjigje pozitive dhe korrekte në raport me këtë që ligji vetë kërkon. Nuk është rivendosje në afat dhe mos abuso kështu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nuk-paraqiten-raportet-shpenzimet-ne-fushate-kqz-gjobite-7-parti

Recommended