Ora News- Pasaporta, PD: Tjetër provë e drejtësisë që implikon Tahirin në trafik ndërkombëtar droge

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike deklaroi sot se Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në një dalje për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

?Çdo ditë që kalon provon: Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias; Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës; Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë; se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pasaporta-pd-tjeter-prove-e-drejtesise-qe-implikon-tahirin-ne-trafik-nderkombetar-droge

Recommended