Ora News - Vrasja e Aleksandër Ndokës, hetuesit presin rezultat nga dy telefonat e viktimës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa pritet marrja në pyetje e familjarëve dhe kur kanë kaluar 48 orë nga vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait 48 vjeçar të ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, ngjarja e bujshme mbetet ende pa autor.

12 personat e shoqëruar në polici menjëherë pas ngjarjes janë marrë në pyetje dhe janë lënë sërish të lirë.

Sipas policisë ata ishin persona që kanë patur më parë konflikte me të ekzekutuarin apo familjare të tij ose kanë patur dijeni rreth konflikteve.

Por marrja në pyetje, duket se nuk i ka shërbyer shumë hetimit për të rënë në gjurmë të autorëve dhe motiveve të ekzekutimit mafioz.

Të pyetur nga policia në momentet e para të ngjarjes, familjaret e Ndokës kanë deklaruar se viktima nuk ka patur probleme me asnjë person, madje lëvizte lirisht në çdo kohe.

Nga ana tjetër, ndihmë hetimit që duket i vështirë, pritet ti japin edhe rezultatet e analizave të gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe kontrolli i dy telefonave celular të viktimës të cilët janë sekuestruar si prove materiale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-aleksander-ndokes-hetuesit-presin-rezultat-nga-dy-telefonat-e-viktimes

Recommended