Rudina - Historia e dashurise 30-vjecare te Nard Ndokes me bashkeshorten! (26 shtator 2018)

  • 6 years ago
Jemi mësuar ta shohim atë nën petkun e politikanit, të veshur me kostum dhe në ambiente formale. Por ndryshe nga e zakonshmja, sot politkiani Nard Ndoka ishte së bashku me bashkëshorten e tij Kozeta Ndoka në emisionin ?Rudina? për të rrëfyer historinë e dahurisë.

?Ne jemi njohur shumë herët dhe pothuajse jemi rritur bashkë. Unë kam qenë në klasë me motrën e Nardit dhe familjet tona kanë patur miqësi me njëra-tjetrën. Pastaj gjërat rrodhën normalisht dhe njohja i kaloi 30 vite, janë shumë por kur kalon mirë duken pak. Nardi ma kishte vënë syrin që herët.

Angazhimet e Nardit në politikë janë ngarkesë e madhe në familje, por fëmijët tashmë janë të rritur. Ne kemi 4 fëmijë, një vajzë dhe katër djem, vajza është e para. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes shumë Nardin dhe ne e gjejmë kohën të rrimë bashkë?, tha Kozeta.



Gjatë emisionit kreu i partisë Demokristiane rrëfeu po ashtu se bashkëshortja e tij Kozeta ka qenë mbështetja e tij më e madhe. Ai tha se tashmë ndihet i plotësuar pasi është bërë gjysh i dy nipërve Hejsi dhe Prijs.

?Familja për mua ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kur je në politikë dhe ke probleme familjare dhe kur nuk ke suportin e bashkëshortes vështirësitë rriten dhe kjo të pengon në angazhimin e përditshëm. Por Kozeta më ka suportur shumë, është marrë me edukimin e fëmijëve, megjithatë edhe unë jam përpjekur të bëj maksimumin me hapësirat që kam për të qenë pranë familjes. Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës. Babi im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte ?mëkat? nëse ti shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jeshë nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër. Më pas erdhi dasma që filloi rreth 2 javë përpara dhe kemi patur një dasmë me më shumë se 300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi. Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare,  kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë. Ndihemi të plotësuar përsa i takon detyrimeve tona?, tha politikani.

Recommended