Video/ Përfshirja në krime e djemve të Aleksandër Ndokës ok

  • 6 years ago
Aleksandër Ndoka viktima e mëngjesit të kësaj fundjave është babai i dy djemve Samuel dhe Klajdi Ndoka.

18 vjeçari Samuel Ndoka u arrestua në tetor të këtij viti, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë.

Policia sqaroi se shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ndokën, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

NGJARJA QE NDEZI ZGJEDHJET.

në Shëngjin në datën 25 qershor ditën e zgjedhjeve, pamjet tregojnë disa persona që godasin një tjetër. Don dhe Samuel Ndoka, nipërit e Arben Ndokës godasin Florian Dushku, militant i LSI-së. Kjo është ngjarja që provokoi reagimin e Ilir Metës, i cili deklaroi edhe armatosjen e popullit për t’u mbrojtur nga bandat.

NGJARJA E DATËS 20.02.2017 ku u përfshi Samuel Ndoka.

Ish-deputeti i PS-së, aktualisht nënkryetar i qarkut të Lezhës, Agustin Marku, është qëlluar me grushte dhe shkelma ndërsa po dilte nga një lokal në këtë qytet.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN:

“Më datë 20.02.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë. Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë nënkryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë. Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në spitalin rajonal Lezhë, shtetasi A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Dy të rinjtë ishin pikërisht djemte e Aleksander Ndokes, Klajdi dhe Samuel Ndoka./sosnews.al

Recommended