Report TV - Theth, banorët e zonës të izoluar, kërkohet ndërhyrje

  • 6 years ago
Vetëm 24 orë ka zgjatur mbajtja hapur e rrugës së Thethit pasi reshjet e dëborës janë rikthyer duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve në këtë aks. Një borëpastruese ndërhyri në këtë segment një ditë më parë duke bërë të mundur kalimin e automjeteve, edhe pse ka qenë i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.
Por duket se zhbllokimi i segmentit nga Qafë-Thora deri në Theth, ka zgjatur aq sa përpjekja e bashkisë së Shkodrës për t?u ardhur në ndihmë këtyre banorëve. Report Tv mëson së firma kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës është tërhequr, duke e lënë në mëshirë të fatit këtë zonë.

Deri tani nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi ekstrem, nga ana e drejtuesve të saj, dhe cila do të jetë firma që do ta zëvendësojë. Si të mos mjaftonin shkaqet natyrore, dimri bëhet më i vështirë për këta banorë edhe nga drejtuesit lokalë.

Bashkia e Shkodrës dhe ajo e Malësisë së Madhe janë prej kohësh në një konflikt, pasi rruga ndahet në territoret e të dyjave këtyre njësive. Pika më problematike mbetet Qafë-Thora ku dëbora arrin nga 50-70 cm duke e bërë të vështirë kalimin e këmbësorë, e jo më të automjeteve.

Recommended