Ora News - Mesazhi prekës i ish-deputetit të PS për vëllain e vrarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka ka reaguar pas vrasjes së vëllait të tij një ditë më parë në hyrje të banesës së tij.

Në një status në Facebook, Arben Ndoka thotë se vëllai i tij i ndershëm dhe që ka arritur gjithçka me sakrificë u vra "nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates"

Aleksandër Ndoka u ekzekutua një natë më parë në derën e shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.

Reagimi i ish-deputetit Arben Ndoka

Vëllai im i ndjerë, ka kaluar një jetë me sfida e vuatje që në moshë të mitur. 16 vjeç nisi punën tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, një punë e rëndë për moshen, por falë kurajos dhe forcës së tij nuk ndalej para asgjëje. Më vone punoi në ndërmarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune të thjeshta, por ai kurrë nuk përtoi. Ndërkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie për të qenë sa më i realizuar në karriëre, duke punuar për 17 vitë në Policinë Ndertimore ( INUK), pastaj u be anëtar i këshillit bashkiak, duke qëne jo vetëm aktiv politikisht, por njëkohesisht i ndjeshem ndaj problemeve të cdokujt që i paraqitej në zyrë apo ambjente të tjera. Ishte njeri i dashur për të gjithe, i suksesshem në karriëre dhe biznes, e aq shumë energji jepte për njerezit ditë dhe natë.
Gjatë gjithë rrugëtimit të jetës se tij më ka bërë krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat që i kanë hije një burri. Punoi me djersë dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugëtim u pre shumë shpejt nga ligësite që mbulohen nga errësira e natës. La pas shumë njerëz që vajtojnë për te, sidomos familja e tij.
Qofsh i parajsës Vellai im i dashur!

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mesazhi-prekes-i-ish-deputetit-te-ps-vellain-e-vrare

Recommended