Report TV: Lezhë, ekzekutohet në makinën e tij vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

  • 6 years ago
LEZHE - Vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Lezhë. Aleksandër Ndoka, anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit, është qëlluar me breshëri kallashnikovi në një distancë të afërt, kur sapo kishte parkuar makinën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja, ndërsa sipas burimeve të Report Tv 8 i kanë përshkuar trupin.

Burime policore bëjnë të ditur se atentati është kryer nga të paktën dy persona, të cilët kanë shfrytëzuar errësirën për t?u larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe Ndoka është gjetur i pajetë nga familjarët në makinën e tij, tip ?Mitsubishi?, me targë ?AA 382 SE?.

Por, njoftimi i familjarëve në polici është bërë me 6 orë vonesë, pra në orën 04:25. Të pyetur nga grupi hetimor lidhur me këtë, ata kanë deklaruar se i kishin dëgjuar të shtënat por kishin menduar se kishin qenë fishekzjarre. Aleksandër Ndoka rezulton person pa precedentë penalë dhe pista ku është fokusuar policia ka të bëjë me një përplasje të armatosur që djali i tij ka patur në zgjedhjet e 25 qershorit në Lezhë.

Recommended